Kalo te lënda

Mediat serbe: Kryetari i Gjykatës Kushtetuese i shantazhuar

7657Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është shantazhuar për një aferë që dikur kishte me një vajzë që atëherë ishte e mitur, shkruajnë mediat e Prishtinës.

Duke iu referuar agjencisë, “Ditapress”, mediat njoftojnë se kjo agjenci e lajmeve e ka të njohur identitetin e vajzës,

por nuk është publikuar për shkak të mbrojtjes së integritetit familjar të personit.
Siç u tha, redaksia ka të gjitha informatat që seriozisht fajësojnë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas raporteve të medias, Hasani duhet të përgjigjet nëse shantazhi i tillë ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me krizën politike dhe situatën e krijuar pas zgjedhjeve. /Zëri/

Lini një koment