Kriza politike zvarrit integrimet dhe liberalizimin

562X315143629_foto_(2)Mungesa e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, parashihet se mund të ketë ndikim negativ për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe liberalizimin e vizave.

Në dokumente e analiza, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, Kosova është apostrofuar si vend që eksporton azilantë dhe vend që nuk ka kontroll të mirëfilltë të kufirit, si dy nga kriteret kryesore për liberalizimin e vizave.

E kur këtyre u shtohen edhe skandalet me pasaportat biometrike, atëherë del se vendi edhe ashtu ishte në dyshime të mëdha që të përfshihej në zonën evropiane të lëvizjes pa viza. Tani, këtyre problemeve që i ka Kosova në këtë rrafsh, u janë shtuar edhe ato të funksionimit të institucioneve.
Pa një qeveri dhe Kuvend funksional, pakkush mund të presë politika efikase në pengimin e migrimeve ilegale, riatdhesimit dhe avancimeve në sigurinë e dokumenteve. Njohës të proceseve integruese vlerësojnë se paaftësia e partive politike dhe lidershipit për të formuar institucionet e reja, do të ketë reflektime negative./tribuna/standardi.eu/

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: