Blloku po e humb durimin

562X315121010_foto_(5)Blloku paszgjedhor LDK-VV ka nisur ta humbë durimin. Liderët e katër subjekteve që e përbëjnë këtë bllok, janë mbledhur të hënën në zyrën e grupit parlamentar të LDK-së për t’i shqyrtuar mundësitë e veprimit në rrethanat e krijuara

pas seancës së 18 shtatorit, kur PDK-ja dështoi t’i marrë votat e mjaftueshme për ta vënë kandidatin e saj, Arsim Bajrami në krye të Kuvendit.

Por, mënyra se si është ndërprerë seanca nga kryesuesja, Flora Brovina, e cila ka rastisur të jetë e PDK-së, është duke i shqetësuar liderët e Bllokut. Pas takimit të së hënës, i nominuari i Bllokut për kryeministër, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Brovinës që ta thërrasë seancën sa më shpejt.
Por, për dallim nga seanca e 18 shtatorit, kur deputetët e këtij koalicioni vetëm kishin votuar kundër zgjedhjes së kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës për postin e kryetarit të Kuvendit, tani ky koalicion po pretendon se si shumicë parlamentare e ka të drejtën Kushtetuese që të propozojë kandidatin për kryetar..

 

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: