Kalo te lënda

Korenica: Flora Brovina mund të zëvendësohet

korenica-flora-brovina-mund-t-euml-z-euml-vend-euml-sohet_hdFisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, duke e komentuar mundësinë e ndryshimit të kryesueses së Kuvendit, Flora Brovina, ka theksuar se ajo mund të zëvendësohet.

Sipas tij, “ndërrimi i saj është plotësisht i mundur, për aq kohë sa ajo vazhdon të refuzoj ta ushtroj detyrën sipas rregullores së Kuvendit dhe kushtetutës se vendit”.

Megjithatë, ai mendon që çështja e parë që duhet të bëhet që të zhbllokohet situata, është që presidentja t’i kërkoj përgjegjësi Brovinës, me arsyetimin se ajo (kryesuesja) nuk po e zbaton në përpikmëri dekretin e presidentes për thirrje të seancës dhe vazhdimin e saj.

“Vetëm pasi që Brovina ta ketë refuzuar qortimin e presidentes, e cila do të duhej ta garantonte këtë proces, pastaj mund te shkohet në procesin e ndërrimit të saj”, ka thënë Korenica për Telegrafin.

Ndryshe, zyrtarë nga partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje kanë paralajmëruar mundësinë e përsëritjes së skenarit të njëjtë me kryesuesen e seancës, Flora Brovina.

Ata thonë se nëse ajo vazhdon me bllokimin e Kuvendit, do të zëvendësohet sikur në seancën e parë.

Lini një koment