Po hetohen ministra, sekretarë dhe drejtorë të Qeverisë

hoxha-po-hetohen-ministra-sekretar-euml-dhe-drejtor-euml-t-euml-qeveris-euml_hdUshtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit, Sylë Hoxha, në emisionin e “Puls” të KTV, ka thënë se EULEX-i, por edhe prokuroria ku është ai, po zhvillojnë hetime ndaj ministrave, sekretarëve në Qeveri me dyshime korrupsionin. Ai tha se po bëhen hetime për vrasjet e politike të bëra pas luftës në Kosovë.

Hoxha theksoi se Kosova nuk duhet të jetë djep terrorizmit dhe se për këtë arsye ai do ta luftohet me të gjitha mjetet.

Ai foli e për rastet e fundit të arrestimit të dyshimtëve si nxitës të terrorizmit, duke thënë se hetimet do të tregojnë se a janë të bazuara këto dyshime.

“Edhe për rastet e dyshuara për shpëlarje parash nga ndonjë imam po zhvillohen hetime”, tha Hoxha, ndërsa shtoi se nuk mund të flitet në një emision se kush shpëlan më shumë para, politikanët apo imamët.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit tregoi se EULEX-i, por edhe prokuroria ku është ai, po zhvillojnë hetime ndaj ministrave dhe sekretarëve në Qeveri, me dyshime korrupsionin.

 

Në pyetjen se a do të konkurrojë në postin e kryeprokurorit, Hoxha u përgjigj se nuk do të konkurrojë në këtë pozitë. Duke arsyetuar vendimin për zgjedhjen e tij, Hoxha tha se kjo ishte një zgjidhje e përkohshme.

Hoxha ka njoftuar se po bëhen hetime për vrasjet e politike të bëra pas luftës në Kosovë.

Ai ka thënë se është krejtësisht i pavarur në ushtrimin e profesionit të vet pasi më nuk është anëtar i LDK-së.

Hoxha ka premtuar se do të zgjidhet rasti i një lënde që ka të bëjë me fëmijët e një zëvendësministri, që po zgjat tash e nëntë vjet. /Koha.net/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: