Lugina kërkon që të jetë pjesë e zgjedhjeve në Kosovë

temp_Presheva_2014_114956783Mos përmendja e Luginës së Preshevës, nga liderët e partive politike në Kosovë, ka indinjuar përfaqësuesit e kësaj treve.

Liderët e Luginës së Preshevës thonë se kanë pritur që Lugina do të jetë ndër çështje kryesore gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit.

Mirëpo, deri më tani asnjë lider i partive politike në Kosovë, nuk e ka thënë as edhe një fjalë për Luginën e Preshevës.

Madje as në programet e tyre qeverisëse nuk është e përfshirë çështja e Luginës.

Kjo ka befasuar shumë kryetarin Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliun.

Ai thotë se ka pritur që çështja e Luginës të jetë pjesë e fushatës së partive politike në Kosovë.

“Kosova nuk duhet të na harrojë. Për neve është vitale se çfarë plani ka Kosova për Luginë të Preshevës. Ne kemi qenë dhe do të jemi Kosovë. Megjithatë nuk është hera e parë që po ndodh ky injorim ndaj popullatës në Preshevë. Nuk e di nëse kjo po bëhet nga frika e ndërkombëtarëve”, ka thënë Musliu për gazetën Tribuna.

Sipas tij, në Kushtetutën e Kosovës është dashur që Lugina e Preshevës të këtë të drejtë votimi në Kosovë. /presheva.com/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: