Kalo te lënda

Qeveritë shqiptare dalin kundër Rusisë

fotoTCKIK1NNMinistria e Jashtme shqiptare dhe ajo e Kosovës dënuan sot veprimet e Rusisë, për ndërhyrjen me forca ushtarake në territorin e Ukrainës.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme shqiptare shkruhej: “MPJ-ja dënon ndërhyrjen e forcave ushtarake të Federatës Ruse në Ukrainë, e cila është në kundërshtim të hapur me normat e së drejtës ndërkombëtare dhe në shkelje me sovranitetin dhe integritetit territorial të vendit”.

Në të njëjtën valë ishte edhe Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila dënoi ashpër gjithashtu, futjen e forcave ushtarake ruse në gadishullin e Krimesë.

Tensionet janë në rritje në Ukrainë, teksa forcat ushtarake ruse janë mobilizuar për ndërhyrje në gadishullin e Krimesë, edhe pas kundërshtimeve të Perëndimit.

Lini një koment