37 punëtorë të RTK2 braktisin Sindikatën e Pavarur të RTK-së
Për shkak të veprimeve të motivuara politikisht të Sindikatës të Pavarur të RTK-së, 37 punëtorë të RTK2, kanë braktisur sot këtë organizatë.
“Kur u anëtarësuam dhe I’u bashkuam bashkuam sindikatës ne kishim planifikuar për të mbrojtur interesat e punëtorëve dhe të drejtat tona sipas ligjeve dhe rregullave të RTK-së. Por veprimet e sindikatës janë të motivuar politikisht. Prandaj, ne si gazetarë dhe staf I një shtëpie mediale që jemi, nuk kemi dëshirë të jemi pjesë e intersave të caktuara partiake”, thuhet në njoftim t ëish anëtarëve të sindikatës tashmë të braktisur.
Prandaj, thekson letra, ne ju informojmë se që nga sot ne nuk jemi anëtarë dhe krerët e kësaj sindikate, nuk mund të na referohen neve apo të punësuarve në RTK 2, si anëtarë të kësaj sindikate., thuhet në fund të letrës./