Kalo te lënda

Të arrestuarit e vitit

fotoViti që e lamë pasë, nuk ishte edhe aq i mbarë për shumë kend. Disa të arrestuar zyrtarë, kryetar komunash e ambasador po vazhdojnë të përballen me drejtësinnë.

Lexuesit e Indeksonline, kanë pasur rastin që të informohen të parët, për disa nga arrestimet e këtyre zyrtarëve, që vijnë nga politika, shëndetësia, gjyqësori, e disa të tjerë.

Arrestimi i cili bëri më së shumti bujë në vitin që lamë pas, ishte arrestimi i grupit të Drenicës.

Grupi i Drenicës

Eulex-i, arrestoi disa persona nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile, në formën e dhunimit.

Në mesin e të dyshuarve është, Sylejman Selimi, ambasador i Kosovës në Tiranë, Sami Lushtaku, kryetar i Skënderajt, Jahir dhe Zequr Demaku, Sabit Geci, Sahit Jashari, Agim Demaj, Driton Demaj, Bashkim Demaj, Selman Demaj, Jahir Demaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku, Ismet Haxha e Avni Zabeli.

Ish-gyqtari Nuhi Uka

Nga Eulex-i dhe Policia e Kosovës, në 2013, u pati arrestuar edhe ish kreu i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, aktualisht avokat.

Uka u arrestua me dyshimin se ka ndikuar te një dëshmitar i rastit për trafikim me qenie njerëzore.

Natali Velija

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u arrestuan nëntë punonjës per rastin e pasaportave biometrike, nën akuzat për krim të organizuar, shpërlarje të parave, si dhe vepra të tjera penale.

Rasti MEDICUS

Në prill të vitit që lamë pas, u arrestuan tetë person, të akuzuar për veprat penale: krim i organizuar, trafikim me qenie njerëzore, keqpërdorim i pozitës zyrtare, etj./Indeksonline/

Lini një koment