Arrestohet 28-vjeçari për marrëdhënie seksuale
Policia e Beratit ka vënë në pranga gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme shtetasin Lali Qendro, 28 vjeç.
28-vjeçari akuzohet për marrëdhënie seksuale me një të mitur. E mitura E.Z, 14 vjeçe, së bashku me babanë e sajë ka bërë denoncimin në polici se mbi të është kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kutalli.