Kalo te lënda

13 të lënduar, 4 persona arrestohen për armë

f1_1-policia1388580845Prishtinë, 1 janar – Trembëdhjetë veta janë lënduar  gjatë festimit të ndërrimit të moteve, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate shtypi Policia e Kosovës, të mërkurën, derisa ka treguar se gjatë 24 orëve për armëmbajtje pa leje janë arrestuar 4 persona.  Midis të lënduarve ka edhe aso që janë goditur nga plumbat qorr.

“Në përgjithësi në Policinë e Kosovës gjatë natës së festës së Vitit të Ri, është raportuar për 13 persona të lënduar nga përdorimi joadekuat i mjeteve piroteknike si dhe nga plumbat qorr (nga ajri) të armëve të zjarrit”, thuhet në komunikatë, sipas të cilës, janë raportuar edhe 6 raste të dëmtimit  të pronës, prej tyre katër incidente zjarri.

Lini një koment