Kalo te lënda

KPS ia kujton mëkatet Mujës në ditën e Bajramit

fotoTë rinjtë e KPS-së (Klubit Politik të Studentëve) kanë gjetur mënyrën si t’ia urojë Bajramin e Madh  kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, duke ia kujtuar përmes grafiteve problemet e tij me drejtësinë.

“z. Muja, namazet tuaja nuk do iu shpëtojnë nga gjyqet e mëkateve tuaja. RROFTË POPULLI! K.P.S.”

“Ne si Klub mendojmë që kryetari i Prizrenit dhe të gjithë kryetarët e komunave të tjera të cilët janë nën hetime, duhet që së paku të bëjnë aktin moral, atë të dorëheqjes. Qytetari i çdo komune në Kosovë meriton të trajtohet me respekt dhe si i tillë do ti rikthehej dinjiteti qytetarit”, thuhet në komunikatë të KPS-së.

Lini një koment