Kalo te lënda

Serbia me tren në Kosovë

403x3026063941805_zeleznica_fNga mungesa e trenit në veri, Hekurudhat e Kosovës humbin rreth 200 mijë udhëtar në vit.
Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008, hekurudhat e Kosovës nuk kanë qasje në veri të Mitrovicës. Standardi.info ka mësuar se qytetarët e veriut vazhdojnë të shfrytëzojnë linjat hekurudhore të Serbisë për të udhëtuar.
Këtë e ka konfirmuar për Standardi.info edhe Kryeshefi Ekzekutiv i Infrakos-it z. Agron Thaçi, i cili shprehu shqetësimin e tij për lëvizjet e trenit serb në veriun e Kosovës.
“Serbia hyn deri në Zveçan dhe ne nuk kemi qasje në atë pjesë të Kosovës që nga 2008”-tha Thaçi për standardi.info. Sipas tij, mungesa e qasjes në veri, është e lidhur me mungesën e sigurisë në atë pjesë. “Atje është prezent shteti serb me strukturat e veta dhe deri më tani nuk kemi arritur të bëjmë ndonjë zgjedhje”.
Sipas Thaçit, afër 200 mijë pasagjer në vit llogaritet të shfrytëzojnë trenin si mjet të udhëtimit, e që është humbje për Hekurudhat e Kosovës.
Thaçi thotë se për tejkalimin e këtij problemi presim marrëveshjet që janë arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, të zhvilluara në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
“Ky problem më shumë është politikë dhe për këtë problem janë në dijeni të gjithë zyrtarët e lartë të Kosovës”, tha ai për Standardin.
Deri në arritjen e ndonjë marrëveshje në nivel më të lartë politik, Serbia do të vazhdoj të “bart” qytetarët serb të Kosovës me trenin e tyre!/e.i.

Lini një koment