Kalo te lënda

Adelina shpreson finalen e “DWS”

Adelina Tahiri shprehet e kënaqur me ecurinë e saj në spektaklin “Dancing with the Stars”, që për herë të parë zhvillohet në Maqedoni.

AdelinaTahiri_1-191x300

Këngëtarja shkupjane është e vetmja shqiptare në këtë garë dhe përmendet si një prej kandidateve për të arritur në finalen e spektaklit. Ajo së fundi festoi ditëlindjen e saj të 21-të në Dancing është e shprehur që ende është pjesë e garës.

“Jam shumë e lumtur që me këtë ditëlindje time po festoj edhe suksesin në ‘Dancing With the Stars’ në Maqedoni. Tani kanë mbetur edhe 8 javë dhe uroj që të vazhdoj deri në fund”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Bukuroshja ka premtuar se së shpejti do të vijë edhe një këngë dhe videoklip të ri.

Lini një koment