Kim Kardashian është bërë shumë e trashë
Edhe pse mendohej se shtatzënia do e mërziste Kim-in për shkak të shtimit në peshë, ajo duket se po e shijon në maksimum atë dhe nuk po ndalet se shijuari ëmbëlsira.
Që kur ka ngelur shtatzënë, Kim Kardashian-i nuk ndalet së u rrumbullakosuri. Nëse në fillim ajo ka thënë se do tregohet e kujdesshme me ushqimin, me qëllim që të ruajë linjat, tashmë duket se e ka lëshuar veten.
Kim-i sot është shumë larg asaj që ka qenë para disa muajsh. Ajo kishte filluar edhe palestrën në mënyrë që të qëndronte në formë, por mesa duket nuk mund t’i bëjë dot ballë tundimit për të shijuar ëmbëlsirat.
Dje, brusnia kaliforniane është parë në Sherman Oaks, veshur me një fustan të gjatë dhe të gjerë, i cili e tregonte edhe më të shëndoshë. Për të mos folur pastaj për gjoksin dhe vithet të cilat kanë marrë përmasa akoma më të mëdha./G.H.
