Kalo te lënda

Gjermania kërkon më së shumti

fotoCA9IAPS0Oferta për veriun e Kosovës që u shtrua parmbrëmë në Bruksel është më e keqe dhe i jep më pak komunitetit serb sesa zgjidhja e ofruar më herët prej tetë pikave, merr vesh gazeta beogradase Blic. Sipas burimeve të kësaj gazete, oferta e fundit përmban disa pika që i ka kërkuar Beogradi, por me kushtin që në rajonin e veriut të futit edhe pjesa jugore e Mitrovicës, gjë që praktikisht do të thoshte se veriu do të popullohej me shumicë shqiptare.

Sipas këtij burimi, oferta e fundit më shumë i ngjante zgjidhjes për pezullimin e institucioneve serbe, sesa një zgjidhje konstruktive për rregullimin e institucioneve në veri të Kosovës. “Por, çdo propozim tjetër i ardhshëm, nëse ndodh ndonjë i tillë, do të mund të jetë edhe më i keq”.

“Thuhet se gjoja me këtë i është përgjigjur kërkesave të Beogradit që veriu i Kosovës të fitojë komandantin rajonal të policisë. Mirëpo, kusht është edhe përfshirja e pjesës jugore të Mitrovicës, e kjo praktikisht do të thoshte që komandantin rajonal të policisë ta propozojnë shqiptarët, pasi ai rajon atëherë do të ishte me shumicë shqiptare”.

Sipas këtij burimi. Në mënyrë indirekte, me kërkesën që në rajon të përfshihet edhe jugu i Mitrovicës, Prishtina me pajtimin e SHBA-së dhe BE-së ka refuzuar që veriu të konstituohet si rajon. Për ne është e papranueshme që jugu i Mitrovicës të jetë pjesë e rajonit, pasi që aty jetojnë 70 000 shqiptarë, kurse në veri rreth 43 000 serbë. Praktikisht shqiptarët do të ishin shumicë, madje edhe në vendimmarrjen për gjithçka”.

Ky burim i gazetës shtoi se ekziston kërcënimi latent që “Beogradit t’i imponohet zgjidhja dhe të gjendet në situatë kur, ndonëse asgjë nuk është nënshkruar, kjo të fillojë të zbatohet në terren me ndihmën e forcave ndërkombëtare”. .

“Gjermanët dëshirojnë që kompromisi të arrihet në ‘mënyrë “gjermane’: sa më parë dhe sa më qartë. Nuk duan të lëshojnë pe as për çështjen e gjykatave, as të policisë, as të heqin dorë nga kushtet e veta. Insistojnë që në disa ditë të ardhshme të nënshkruhen disa marrëveshje, kurse e tëra të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës në BE”, i tha ky burim gazetës serbe./Indeksonline/

Lini një koment