Oferta e Brukselit për Serbinë më e dëmshme se ajo e mëparshmja
Oferta për veriun e Kosovës e ofruar të martën në Bruksel është edhe më e keqe dhe më e mangët për asociacionin e komunave me shumicë serbe, nga zgjidhja e mëparshme e hartuar në tetë pika, merr vesh “Blic”.
Oferta ka përmbajtur zgjidhje të caktuara të cilat i ka kërkuar Serbia, por me kusht që në rajon të futet edhe pjesa jugore e Mitrovicës, që praktikisht do të që veriu të jetë i përbërë nga shumica shqiptare. .
Delegacioni serb ka afat që deri të martën me 9 prill të deklarohet nëse e pranon apo jo zgjidhjen e ofruar në Beograd, kanë thënë sot kryeministri dhe zv/kryeministri serb, Ivica Daçiq, respektivisht Aleksandar Vuçiq.
Burime të “Blicit” thonë se oferta e fundit ka qenë më shumë si një zgjidhje sesi të largohen institucionet serbe nga veriu i Kosovës, sesa propozim konstruktiv i planifikimit të institucioneve atje.
“Fillimisht Beogradi ka propozuar që veriu të ketë një komandant rajonal të policisë. Megjithatë, kushti tjetër ka qenë që edhe pjesa e Mitrovicës jugore të futet në rajon, që praktikisht do të thoshte që shqiptarët të propozonin komandantin rajonal, sepse ai rajon në atë rast do të ishte i përbërë më shumicë shqiptare”, ka thënë ky burim i “Blicit”.
Ai ka thënë se, indirekt, në kërkesën që në rajon të përfshihet edhe pjesa jugore e Mitrovicës, Prishtina me pajtim të SHBA-ve BE-së ka refuzuar që veriu të konstituohet si rajon.
“Për ne është e papranueshme që pjesa jugore e Mitrovicës të futet si pjesë e rajonit të veriut, sepse në të jetojnë rreth 70 000 shqiptarë, kurse në veri rreth 43 000 serbë. Praktikisht shqiptarët do të ishin shumicë, dhe do të vendosnin për çdo gjë”, ka thënë ky burim i “Blicit”. (ORAinfo)