Frikë nga oferta e Hezbullahut
Gara për privatizimin e 75 % të aksioneve të PTK-së po përcillet me shumë interesim nga analistët ekonomike dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë. Por askush nuk dëshiron të jap deklaratë publike për këtë proces me arsyetimin që tani janë dorëzuar ofertat nga dy kompani dhe vetëm pritet hapja e ofertave financiare.
Jozyrtarisht, disa nga ata shprehin shqetësime së PTK-ja nga ky proces mund të bjerë në duar të ndonjë kompanie të dyshimtë, raporton Infokusi.
Ata përmendin informacionet që janë publikuar në media duke ju referuar kompanisë në garë, “M1 International” për të cilën muaj më parë gazeta “Zëri” kishte raportuar se është në pronësi të kryeministrit libanez Najib Mikati, dhe vëllait të tij Taha Mikati. Najib Mikati në vitin 2011 ishte nominuar për postin e kryeministrit nga lëvizja islamiste shiite “Hezbollah”, pas rënies së qeverisë së unitetit kombëtar në Liban.
Po ashtu, edhe gazeta amerikane “The Wall Street Journal” në një artikull rreth procesit të privatizimit të PTK-së, ka raportuar së në garë është edhe kompania “M1 Group” nga Libani, duke e potencuar si kompani e cila është në pronësi të mbështetësit të Hezbollahut kryeministrit Najib Mikati.
Madje kjo gazetë thotë së ky është një rast ku shteti i Kosovës do të vendos orjentimin ekonomik mes Lindjës ose përendimit.
Kjo kompani sipas ekspertëve të ekonomisë mund të jetë rreziku me i madh që i kanoset Kosovës në aspektin ekonomik por edhe të sigurisë nacionale.
“Qeveria e Kosovës duhet të jetë mjaftë e kujdesshme në këtë rast. Nëse është e nevojshme, duhet të anulohet tenderi dhe mos të lejohet që kompania me profitabile në vend të bjerë në duart e një investitori i cili nuk ka reputacion të mirë në botë, ose që mund të ketë dyshime për lidhje me ndonjë organizatë terroriste”, ka thënë njëri nga ekspertët.
Mirëpo, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, dje në konferencën për media të mbajtur pas dorëzimit të ofertave, ka deklaruar së institucionet e Kosovës nuk kanë informacione së kjo kompani ka lidhje me lëvizjen islamiste Shiite./Indeksonline/