Reduktime edhe për festë
Pavarësisht premtimeve të zyrtarëve të Korporatës Energjetike të Kosovës se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë gjatë festës, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në gjithë rajonin e Drenicës ka pasur ndërprerje me nga një orë të energjisë elektrike. Qytetarët janë revoltuar dhe thonë se do të protestojnë në ditët në vijim.
Indeksonline ka bërë përpjekje që të kontaktojë me zyrtarët e KEK-ut për të marrë një përgjigje për atë që ka ndodhur, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur.