Kalo te lënda

Në jug qetë, incidente në veri

Veriu-i-Mitrovices-600x400Nata e Vitit të Ri në jug të qytetit të Mitrovicës ka kaluar kryesisht e qetë dhe pa incidednte.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë për Kosovapress se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe përdorim të mjeteve piroteknike, por nuk është shënuar ndonjë rast që vlen të theksohet.

Sipas tij, sa i përket aspektit të sigurisë gjithçka ka qenë në rregull.

Ndërkaq, në veri të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën ‘Xhon Kenedi’, 8 persona, nga gjithsej 12 prej tyre të cilët ishin pjesëmarrës në një rrahje, janë lënduar, ndërsa një person tjetër është arrestuar nga policia në Zveqan për shkak të shtënave me armë.

“Tetë persona janë lënduar pas një rrahje mes vete që ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit në veri të Mitrovicës, dhe pas ndihmës mjekësore ata janë lëshuar. Policia nuk ka arritur të arrestojë asnjërin prej tyre, por identiteti i tyre është i njohur për policinë”, ka thënë për Kosovapress zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Ergin Mediq.

Ai theksoi se një person tjetër është arrestuar rreth orës 1:00 pas mesnate në Zveqan , për shkak të të shtënave të pakontrolluara me armë zjarri nëpër rrugët e këtij qyteti.

Lini një koment