Kalo te lënda

Trusti Pensional: Për 9 muaj, 40 milionë euro kthim nga investimet

Prishtinë, Kryetari i Kuvendit republikan, Jakup Krasniqi vizitoi sot Trustin Pensional,  për t’u njohur për së afërmi me punën dhe sfidat me të cilat është ballafaquar ky institucion.

Me këtë rast, kryetari i bordit të TPK-së, Ymer Havolli, tha se Trusti ka filluar të ecën mbarë, duke përmendur investimin dhe blerjen e letrave me vlerë,

“Për 9 muaj kemi shënuar perfomancë jashtëzakonisht të mirë, meqë Trusti brenda këtyre muajve ka realizuar 40 milionë euro kthim nga investimet”, theksoi Havolli, duke shtuar se Trusti tashmë është një institucion stabil, ku aktualisht ka 251 mijë kontribuues aktivë, si dhe 400 mijë kontribuues pasivë.

Kryeparlamentari Krasniqi përgëzoi përfaqësuesit e Trustit për punën dhe sukseset e deritanishme, duke shtuar pastaj se në të ardhmen do të ishte mirë që 50 për qind e këtyre mjeteve të jenë të investuara në Kosovë.

Krasniqi shtoi se Trusti duhet të jetë i kujdesshëm në menaxhimin e mjeteve të kontribuuesve. “Kur kontribuuesi ndjehet mirë, paqja sociale është më e ngritur”, tha kai, për të shtuar se duhet që të ketë lëvizje dhe një trend më pozitiv, si dhe menaxhim sa më të mirë të mjeteve financiare.

Lini një koment