Kalo te lënda

Dialogu me Serbinë, i domosdoshëm

Ish Ministri i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni ka deklaruar sot se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodh patjetër, por nuk ka nevoje për nxitim pa u bërë përgatitjet e duhura.

Sipas tij, edhe po të mos i kërkohej Kosovës dialog me Serbinë nga faktori ndërkombëtar, Kosova vet duhet ta kërkojë një gjë të tillë.
Në një intervistë për Rtv21 ai tha se dialogu duhet të zhvillohet vetëm si dy shtete të pavarura.
Ai nuk mendon se ka nevojë për referendum lidhur me dialogun. Atë e sheh si instrument të fundit nëse ka nevojë për të.
Hyseni tha se Kosova nuk ka pse të frikësohet nga dialogu me Serbinë. Ai shtoi se nuk duhet bërë koncesione në dëm të Kosovës.

Lini një koment