Kalo te lënda

Shndërrohet në ulëse për ta kaluar kufirin, arrestohet (foto)

 

Ky është momenti kur një emigrant ilegal është kapur nga policia ndërsa tentonte të hynte në Spanjë, i maskuar si një sedilje makine.

Policia vigjilente arriti të kapë 20 vjeçarin nga Guinea, ndërsa ai tentonte të hynte në Spanjë nga Maroku.

Ai ishte fshehur në sediljen e pasagjerit të një makine Renault 7, ndërkohë që një person ishte ulur krejt normalisht si pasagjer.

Policia tha se përpjekja e këtij klandestini ishte shumë inovative dhe unike.

Dy marokenë, 21 dhe 23 vjeç, do të dalin përpara gjykatës me akuzën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Lini një koment