Ashton: Para Prishtinës e Beogradit ndodhen vendime të rënda
New –York, 25 shtator – Shefja e BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton ka deklaruar në New York, se para Prishtinës dhe Beogradit ndodhen vendime të rënda, transmeton KTV .
“Përfaqësuesja e lartë dhe kryeministri i Kosovës Thaçi kanë vazhduar konsultimet për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në njoftimin për media që sot është lëshuar nga zyra e Ashtonit. Ashton ka thënë se “para Beogradit dhe Prishtinës ndodhen vendime të rënda, por të dy palët duhet të jenë të gatshme që të angazhohen, duke përfshirë edhe ngritjen e dialogut në nivel politik”.
Baronesha Ashton një ditë më parë ka takuar kryeministrin e Kosovës dhe ajo po merr pjesë në sesion e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.