Zbulohen armë e municion në Vermicë
Në pikën kufitare në Vermië, në kuadër të bashkëpunimit të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, oficerët doganorë dhe ata të Policisë së Kosovës, kanë zbuluar sasi të armeve dhe municionit.
Gjatë kontrollit të përbashkët në Pikë Kalimin Kufitarë, në hyrje të kësaj pike, autoritetet kanë ndaluar një automjet për kontroll. Automjeti i selektuar ishte i llojit “Mitsubishi Pajero” me targa të Tiranës, me të cilin udhëtonin dy shtetas nga Shqipëria.
Gjatë kontrolles janë gjetur, 11 copë armë me gaz të kalibrave të ndryshëm, 5 copë pushkë ajrore, 8 copë dylbi të pushkëve ajrore si dhe 6 755 copë municion të kalibrave të ndryshëm
Sasia e mallit të zbuluar i është dorëzuar Policisë së Kosovës ndërsa personat e involvuar në këtë rast, do t’i nënshtrohen procedurës së mëtutjeshme gjyqësore.