Kosovë, 1.5 milionë telefona mobil
Se teknologia e ka përfshirë çdo cep të Kosovës, dhe ka prekur çdo banorë të saj, e tregojnë të dhënët e fundit të Autoriteti Rregullativ të Telekomunikacionit (ART). Sipas këtij raporti numri i prodhuesve të telefonit dhe internetit po rritet çdo ditë.
Derisa Enti i Statistikave ka thënë se jemi me pak më shumë se 1. 7 milionë banorë, në Kosovë janë mbi 1. 5 milionë përdorues të telefonit mobil.
Sipas ART-së brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti numri i përdorues të telefonit mobil ka shkuar në mbi 1 milion e 500 mijë. Kurse, telefoni fiks brenda kësaj kohë është përdorur nga 85 mijë persona. “Numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të gjashtë-mujorit të parë (TM2-2012) ka arritur në 1,522,841, që shënon një rritje prej 7.37% krahasuar me (TM2-2011). Kurse, trendi i penetrimit të telefonisë mobile vazhdon me ritëm rritës. Deri në fund të gjashtë-mujorit të parë 2012, penetrimi ka arritur në 87.8%, e cila shënon një rritje prej rreth 8% në krahasim me gjashtëmujorin e parë 2011”, ka treguar ART-ja në raportin “Pasqyrë e Tregut të Telekomunikacionit”.
Por, për dallim nga kjo rritje e numrit ne telefonin celulare, ne atë fikse ka pasur një rënie të lehtë. Përdoruesit e telefonisë fikse deri në TM2 2012, kanë shënuar 85,030, e cila shënon një rënie jo të ndjeshme në numrin e përdoruesve. Norma e penetrimit për banor të telefonisë fikse deri në fund të gjashtëmujorit të parë 2012 apo fundi i TM2 2012 ishte 4.90% nivel ky që vazhdon të jetë shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit, në shtete në të cilat penetrimi sillet nga 10% në rreth 40%., ka vlerësuar ART.
Kurse, sa i përket internetit deri ne muajin e gjatë të këtij viti përqindja e familjeve që posedojnë internet ne shtëpi është 48. 45 për qind.
“Sipas të dhënave zyrtare më të fundit të raportuara nga operatorët, numri i familjeve që kanë qasje në Internet me brez të gjerë është afërsisht 48.45%. Bazuar në këto të dhëna, penetrimi i internetit në TM2-2012 (të dhënat e fundit të azhurnuara) për banor rezulton të jetë 8.25%”.
Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit (ART), ka treguar se edhe investimet në telekomunikacion ka shënuar rritje të dukshme.
“Investimet e bëra nga operatorët e shërbimeve telekomunikuese në TM2-2012 kapin shifrën prej 5,545,850 euro , e që është një rritje e prej rreth 37% krahasuar me periudhën TM1-2012 ku investimet kanë kapur shifrën prej 3,485,146 euro, përkatësisht janë rritur për 18% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2011”, thuhet ne raportin e ART-së./Nga: Fatos Shala
SAQI KA KOSOVA 1:5 MILON MOBILA PRA KOSVA IPASKA KATI 3 MILON BANOR SE KREJT NE KOSOV NUKAN MOBILA SEN NUK PO MUJ KUPTOJ JON FJAL POR PA ZXHEDHJE QE NUK MUNESH MI LEXHIKUE QKA LEZOHET NEPER MEDJA!!! POR SAIPERKET INTRNETIT MUNET MEKAN E MUNSHME ATU UN BESOJ SE PER MOBILA KJO OSHT VETEM FJAL PER MEDIMIN TIM!!!!
PëlqejeniPëlqejeni
o Malsija eLlapit na paske kall krejt me këtë shkrim !!!!!!!!!!!!!!!!!!
PëlqejeniPëlqejeni
esht e mundur edhe bile edhe ma shum mundet te ket mobila a nuk i shihni se edhe femijet nga mosha 10 vjeq kan mobila edhe ka ne kosov qe i kan ka 3 mobila e 5 euro ne gjep nuk i ka
PëlqejeniPëlqejeni