Kalo te lënda

Riker takon Ramën: Presim të zhvilloni zgjedhje demokratike

TIRANE- Zëvendësndihmësi sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, në deklaratën e tij menjëherë pas takimit me kreun e opozitës, Edi Rama tha sot se javët e ardhshme do të jenë kritike, ndërsa theksoi faktin se në rrugën drejt integrimit politika shqiptare është e rëndësishme të realizojë heqjen e imunitetit, reformën parlamentare dhe kalimin e ligjit për Gjykatën e Lartë.

Reeker u shpreh se takimi me Ramën ishte një diskutim pikërisht rreth marrëdhënieve dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.

“Diskutuam mbi marrëdhëniet e forta dypalëshe mes  SHBA dhe Shqipërisë, mbi integrimin euroatlantik të Shqipërisë e zgjedhjet e ardhme”, u shpreh Philip Reeker.

Ndërkaq, zëvendësndihmësi sekretari amerikan i Shtetit, Reeker mbi procesin e zgjedhjeve të ardhshme se do të jenë nënë vëzhgimin e Uashingtonit.

Reeker falenderoi gjithashtu kreun e opozitës që realizuan këtë takim edhe gjatë ditës së djelë, por edhe takimet me personazhet e tjerë politik gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ndërsa u shpreh i kënaqur për faktin që  vizitoi Shqipërinë e u njoh me njerëz të ndryshëm.

EDI RAMA: VIZITA, SHPREHJE E VEMENDJES E RESPEKTIT
Nga ana tjetër, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u shpreh se ky rast është “ i shkëlqyer për të konfirmuar fazën shumë solide të partneritetit dhe po ashtu edhe qëllimet e përbashkëta për prespektivën e vendit dhe të rajonit, lidhur me familjen evropiane dhe botën demokratike”.

Sipas Ramës, fakti që vizita e Reeker ishte relativisht e gjatë, “e çmojmë si shprehje të vëmendjes dhe respektit të SHBA ndaj vendit tone”.

“Është kënaqësi e veçantë të prisnim Reeker, kënaqësi e dyfishtë sepse Reeker e viziton Shqipërinë në një mision pune në detyrën e tij të re për herë të pare”, tha Rama.

Lini një koment