Hoxhaj: Pa njohje s’ka normalizim
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë për gazetën gjermane „Main – Echo“ ka thënë se Republika e Kosovës është e gatshme të fillojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por me disa parakushte.
„Parakushti për të filluar një procesin e normalizimi të tillë është, që Serbia t’i largoj strukturat kriminale, ilegale dhe paramilitare nga Kosova. Parakushti i dytë për normalizimin e marrëdhënieve është që Serbia të njeh Kosovën shtet sovran dhe të pavarur“, ka shtuar Hoxhaj.
Ai ka thënë se Kosova si shtet evropian përkrah dialogun, si një vlerë evropiane. “Partneret tonë euroatlantik duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre, që të lëvizin Serbinë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, në mënyrë që Serbia të njeh realitetin e pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar Hoxhaj./Indeksonline/