Krasniqi, Mikicit: Hiqi syzet e Milosevicit
Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja serbe Vesna Mikic tha se institucionet e Kosovës nuk i kanë përmbushur standardet, që kanë të bëjnë me pakicën serbe në Kosovë. Për këtë, ajo fajëson komunitetin ndërkombëtar.
“Mund t’ju them se kësaj radhe ju do të jeni fajtorët e vetëm për një eksod të mundshëm të popullit serb dhe kjo me të vetmin qëllim për krijimin e një shteti monoetnik në këtë territor”, tha ajo.
Në këtë rast, përgjigje deputetes serbe i dha kryeparlamentari Jakup Krasniqi, transmeton ora.info.
“Deputete, standardet janë plotësuar, por në shekullin XXI nuk mund të shkohet me syzet e Milosevicit”, tha Krasniqi. /Telegrafi/
tammam krasniqe
PëlqejeniPëlqejeni