Të arrestohet Assange me çdo kusht
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, duket se nuk do ti shpëtojë në asnjë mënyrë arrestimit në Britaninë e Madhe.
Një fotograf në Londër, ka kapur rastëisht në fokusin e tij, planin e policisë londineze për të arrestuar themeluesin e Wikileaksit, Julian Assange.
Në planin që është shkruar me shkrim thuhet: “Assange të arrestohet në të gjitha rrethanat”. Fotografia ku shihet edhe plani i policisë për kapjen e Assanges, është bërë përpara ambasadës së Ekuadorit në Londër.
Ndërkaq policë të shumtë po qëndrojnë vazhdimisht përpara kësaj ambasade, pasiqë Ekuadori ka thënë se do t’ia sigurojë Assanges azilin.
“Nuk duhet të ketë shpëtim për Assangen në asnjë mënyrë, pa marrë parasyshë se si ai do të hyjë në ambasadë”, shkruhet në letrën e publikuar nga mediat./Indeksonline/