Kalo te lënda

Dëshmia e burrit shqiptar: Gruaja donte orgji me dy të dashur

Dje 30-vjeçarja nga Lushnja dha dëshminë në policinë e Gjirokastrës me pretendimin se bashkëshorti i saj e dhunonte, ndërsa sot ka qenë ky i fundit që deklaroi në organin e akuzës se e shoqja shkonte me dy meshkuj të tjerë njëkohësisht dhe çdo “lojë” seksuale e bënte me dëshirën e saj.

Mihal Koroni, 42 vjeç, me dëshminë e tij sjell një tjetër version të ngjarjes. Sipas tij, skenat seksuale të filmuara nga celulari i tij “kanë qenë tërësisht me pëlqimin e gruas”. 42 vjeçari tha sot në Prokurori se për të çdo gjë ka qenë brenda normalitetit.

Në rrëfimin e tij në Prokurori, Koroni tha se para disa kohësh kishte marrë vesh që gruaja e tij shkonte me dy meshkuj të tjerë njëkohësisht. Pasi ka marrë dijeni mbi këtë fakt, i ka kërkuar bashkëshortes që të pranojë të shkojë njëkohësisht me dy meshkujt e tjerë dhe veten e tij.

Sipas deklaratës së 42 vjeçarit, transmetuar nga Shqiptarja, gruaja e ka kundërshtuar këtë kërkesë duke thënë se nuk e ka dashur burrin prezent gjatë kohës që kryente marrëdhënie seksuale me dy meshkujt e tjerë.

Hetimet mbi këtë ngjarje nisën dje, menjëherë pas denoncimit që bashkëshortja e Koronit bëri në polici, me pretendimin se ky i fundit e dhunonte si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht.

Çifti ishte prej 8 vjetësh i martuar dhe kishte 2 fëmijë djalë dhe vajzë, të cilët mësohet se ndodhen tek gjyshërit. Jeta bashkëshortore e çiftit nisi të kishte krisje sapo ata kishin ardhur në Gjirokastër para 5 vjetësh./Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: