Kalo te lënda

“Hajmalia” nga Kosova në tavolinën e Nikolicit!

Tomislav Nikolic thute të jetë “emocionuar pa masw” nga poezia që një serb i Kosovës ka bërë për të “bëmat” e tij. Letrën me poezinë e shkruar nga Dragomir Sekulic nga Leposaviqi, presidenti serb nuk e heq nga tavolina prej disa ditësh.

“Presidenti e ka shumë për zemër këtë poezi, prandaj ka vendosur ta mbajë në tavolinë e tij të punës si në lloj hajmalie”, ka thënë një burim zyrtar nga Presidenca e Serbisë për gazetën serbe “Press”.

“Sinqeriteti që ky poet ka përdorur në vargjet e shkruara për presidentin, e kanë kënaqur pa masë Nikolicin, prandaj nuk e ka ndërmend tqë këtë poezi ta heq nga tavolina e tij”, ka thënë ky burim.

Në vazhdim mund ta lexoni poezinë të përkthyer me përshtatje:

“Kënga për presidentin”

Ah, more Tomo, trim i trimave; partia juaj qe mjaft e shëndoshë; prandaj edhe i fitoi këto zgjedhje; tregoi se serbët kanë pse luftojnë.

Kundërshtarët me rrena luftuan; dhe për pakëz sa nuk të fituan; përdorën edhe truqe të ndryshme; por ato fraza të tyre mbeten boshe.

Menduan ta krijojnë edhe qeverinë; por ata nuk i kanë njerëzit e duhur; mjaft na kanë sjellë këto vështirësi; prandaj tani po rriten edhe çmimet.

Ti je një luftëtar për të drejtën; ec përpara dhe na drejto shtetin; as mos i dëgjo fare disa servilë; që e vërteta të burojë prej teje.

Besojmë, votat t’i kemi dhënë; që e padrejta të përmirësohet; e dimë që do të kesh vështirësi; sidomos pas rritjes së çmimeve.

Por t’i je një luftetar pa të meta; ndoshta këtë e bën lehtë si me shaka; dhe na shiko edhe neve poshtë në jug, në Kosovë, këtu në këtë pikëllimin tonë.

Merri gjërat në duart tuaja; shpëtona nga kjo vujatje e rëndë; ne të gjitha të mirat t’i urojmë; përmes këngës të përqafojmë.

/Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: