Kalo te lënda

E di, Nikolici e Dacici thonë se Kosova është e pavarur!

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Bloomberg” thotë se njohja e vendit të tij 4 vjeçar e gjysmë nga ana e Kombeve të Bashkuara dhe hyrja në Bashkimin Evropian dhe në NATO janë vetëm çështje kohe.

Në numërimin më të fundit, Kosovën e kanë njohur 92 qeveri të shteteve anëtare të OKB-së. “Mbarë bota e di se Kosova është shtet sovran”, theksoi Thaçi në atë intervistë. “Serbia e kupton realitetin e një Kosovë të pavarur, megjithatë tani ajo nuk është e gatshme që të na pranojë ‘de jure’”, tha ai.

Duke folur në Neë York në prag të shqyrtimit vjetor nga ana Këshillit të Sigurimit të OKB mbi progresin e Kosovës, Thaçi tha se udhëheqësit e Serbisë, ish sunduesi i vendit të tij, së shpejti do të duhej të braktisin retorikën e tyre nacionaliste dhe t’u tregojnë qytetarëve të tyre një lloj progresi ekonomik.

“Mesazhi im për ta është që të përqendrohen në vende të punës dhe ekonomi”, tha Thaçi.  “Ata fituan zgjedhjet mbi një platformë të nacionalizmit, por nuk mund të mbijetojnë mbi atë platformë. Qytetarët më shumë interesohen për vende e të punës sesa për nacionalizëm”.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, është ish zëdhënës i Sllobodan Milosevicit.

Thaçi dhe shumë nga zyrtarët e tij të lartë kanë qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi serbët në tokë ndërsa NATO bombardonte nga ajri. Kjo ka bërë të vështirë dialogun ndërmjet udhëheqësve, ndonëse Thaçi është shprehur se është i gatshëm të takohet me Dacicin dhe të zgjidhë çështjet politike përfshirë kontrollin e kufirit dhe njohjen reciproke.

“Ata e kanë humbur betejën në vitin 1999”, u shpreh Thaçi, për “Bloomberg”, raporton Koha.

Kosova ka arritur progres në ndërtimin e një shteti demokratik e funksional, tha ai, megjithëse një organ i drejtuar nga BE-ja akoma mbikëqyr policinë dhe sistemin e drejtësisë së këtij vendi dhe SHBA dhe donatorët e tjerë akoma financojnë shumë nga zyrat e qeverisë së vendit.

Ndërkohë që serbët e Kosovës kanë të njëjtat të drejta sikurse edhe shumica shqiptare si dhe kanë ulëse të rezervuara në Kuvend dhe në qeveri, rreth 5 600 trupa të drejtuara nga NATO akoma mbesin në vend, pjesërisht për të shmangur dhunën etnike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe pjesërisht për të penguar kontrabandimin dhe trafikimin.

“Si Kosova ashtu edhe Serbia do të jenë anëtare në BE dhe NATO”, u shpreh Thaçi. “S’mund ta shpreh në ditë, javë apo muaj, por do të ndodhë”.

Udhëheqësit serbë e dinë këtë, tha ai. “Unë e di se çfarë thonë ata në takime të mbyllura”, vijoi më tutje kryeministri aktual i Kosovës, duke iu referuar Nikolicit dhe Dacicit. “Ata thonë se Kosova është shtet i pavarur”.  /Telegrafi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: