Kalo te lënda

Suedi: 45 vjet burg për tre shqiptarë për vrasje

Tre emigrantë shqiptarë nga Kosova janë dënuar me 45 vite burg nga një gjykatë e lartë në Malmö të Suedisë, të akuzuar për vrasjen e një shtetasi italian Mauricio Riccio.

Qërimi i hesapeve për bizneset e tyre të paligjshme ka qenë edhe shkaku i vrasjes së italianit. Sipas mediave suedeze, Riccio ishte i lidhur me grupin e tre shqiptarëve, ndërsa në anën tjetër bashkëpunonte edhe me një bandë serbo – boshnjake. Këtë lojë të dyfishtë italiani më në fund e pagoi me jetë.
Vrasja e tij ndodhi në një byrektore të qytetit, kur kosovarët i shkrepën armën në trup Riccios. Në fillim policia ka paraburgosur katër shqiptarë, që më pas njëri prej tyre të lihet i lirë.

Të dënuarit për këtë rast janë: Ahmet Muqolli, i lindur 1982 në Kosovë, 15 vite burgim per vrasje me dashje,  Fidan Muqolli, i lindur 1983 në Kosovë, 15 vite burgim për vrasje me dashje dhe ngasje pa patentë shoferi, Valon Muqolli, i lindur 1978 në Kosovë, i liruar në mungesë të provave, por qe gjykata kerkoj 7 vite burgim per aktivitete tjera kriminele, Arben Gashi, i lindur 1990 në Kosovë 15 vite burgim për vrasje me dashje, drogë, armatim të lehtë dhe të rëndë, si dhe specialist për zhdukjen e personave.

Autoritetet policore kanë theksuar se vëllezërit Muqolli ishin të njohur për përfshirjen e tyre në veprimtari të paligjshme dhe biznese kriminale, por gjykata nuk kishte prova të sigurta për arrestimin e tyre.

Këtë e pëlqejnë %d blogues: