Kalo te lënda

Rambo do të vdesë heroikisht

Për herë të pestë aktori i famshëm Sylvester Stallone do të shfaqet në rolin e Rambos, i cili e bëri atë me famë ndërkombëtare.

Aktori i filmave aksion së fundi luajti veteranin më të njohur vietnamez në vitin 2008. Stallone kohët e fundit zbuloi se është duke shkruar skenarin e kapitullit të fundit të historisë së Rambos dhe po i përgatit atij lamtumirën, të cilën figura kult e meriton.

“Unë e di që duhet të tregoj edhe një tjetër histori të Rambos. Ai duhet të vijë në momentin e jetës së tij, kur e kupton se cili është në të vërtetë fati i tij. Fati i Rambos nuk është puna në ndonjë fermë apo tempull budist dhe assesi nuk është i paqartë. Ai duhet të largohet në mënyrë heroike, ndërsa unë jam duke punuar në këtë skenar”, tha aktori 65-vjeçar.

Sylvester aktualisht është duke punuar në filmat aksion “The Expendables 2”, “Bullet to the Head” dhe “The Tomb” ndërsa së fundi pranoi se po “vdiste” që të portretizonte John Rambon edhe një herë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: