Kosovarja Marigona Jahaj avokate në Norvegji

Si ne shume vende të Europës dhe botës ku jetojnë e punojnë shqiptarët edhe në Norvegji ata kanë arritë suksese te lakmueshme ne shume sfera të jetës dhe nga gjenerata te ndryshme duke filluar nga te rinjët e deri te mosha mesatare të cilët kan krijuar biznese të medha atje. Gjithashtu edhe femijte qe kanë migruar atje ne moshen e vogel dhe qe janë shkolluar e zhvilluar atje kanë treguar rezultate te mira dhe janë bërë shembull edhe për shoqërinë Norvegjeze. Si rast që ja vlene për ta theksuar dhe shembull i ketyre sukseseve atje është edhe avokatja Marigona Jahaj e cila jeton dhe ushtron profesinonin e avokates ne Norvegji.

Kush është Margona Jahaj

-Vajza e Xhevat dhe Shyhrete Jahaj te cilët migrauan në Norvegji ne vitin 1992, isha 1 vjeqare. Me pas linden dhe dy motrat Besiana Jahaj dhe Gentiana Jahaj te cilat tani janë, Besiana eshte infermiere dhe ndërsa Gentiana eshte mësuese.

-Tani jam 29 vjeqare dhe kam përfunduara fakukltetin juridik niveli Master dhe tani punoj avokate ne zyrën time prej vitit 2018 ku ne stafin tim kam 3 punetore dhe jam ne proces te zgjerimit te stafit.

Si ishte rrugëtimi yt deri këtu:

Si qdo pune dhe profesion qe kërkon pune dhe angazhim edhe une kam pasur veshtersi deri te arritja e objektivave te mia, përfundimi i shkollës, hapja e zyrës. Fatmirësisht ne kalimin e këtyre sfidave kam pasur përkrahjen e pa rezerve te familjes dhe shoqërisë të cilët i falënderoi shume.

Fakti qe jam migrante nuk me ka ber te ndihem e diskriminuar, ndoshta edhe fakti qe këtu kam ardhur shume e re dhe jam rrite e shkolluar ne ket vend ka ber qe une te ndihem e barabrate me bashkmoshatret e mij Norvegjez dhe qfar do qofshin

Pse avokate?

QE nga fëmijëria kam pasur sensin human dhe kam pasur deshir me ndimoi te tjerët qe nga shkolla kur kam fillu ne qerdhe, kur prindërit shkonin ne mbledhje edukatorja ju thoshte qe Marigona ka deshir te ndihmoi te tjerët kjo veti ka qene e theksuar tek une sipas asaj qka thonë prindërit.

Ndoshta kjo ka qene edhe si sinjal qe une kur te rritem do merrem me zgjedhjen e problemeve te njerëzve ne pergjitjesi qfar do nacionaliteti qofshin, qe do zgjedh profesionin e avokates.

Desha te ilustroi nje rast te tille nga jeta ime, kur isha ne moshën 8 vjeqare këtu kishim edhe familjn e e agjit i cili kishte migruar ne Norvegji ne kohen e luftës, pasi ata morën përgjigje negative nga UDI, ne ate rast policia erdhi ne shtëpi te agjes dhe e i morën me i kthy ne Kosovë pa paralajmërim, aty u mërzita shume nga ajo skene dhe mendova sa mire do te ishte po te kisha mundësi ne te ardhmen te ndihoj njerzit si agji qe kan nevoj per ndihme. Aty e ndieva sikur definitivisht e përcaktova qëllimin e jetës sime. Do behem avokate thash.

Qe nga ajo kohe si ne shkolle kur na eshte parashtruar pyetja se ku e shihni veten ne te ardhmen, ne qfar profesioni, gjithmonë kam thëne avokate. Dha ja ku jam

Sa ke mund me ndihmu komunitetin tënd ne Oslo ?

Perveq ndihems profesionale qe ju ofroi si nga komuniteti shqiptar si dhe te tjera, e qe nuk janë te pakta. Ndihen time ju ofroi edhe ne segmente te ndryshme. Dhe e bje pa kompnesim shume shpesh, si përmes telefonit apo edhe kur i takoj qofte ne zyre qofte jasht saj.

Pasi ata kan probleme me njohjen e ligjeve te norvegjise, ligje këto te cilat ndryshojnë bukur shpesh,ju jap informacione per te drejtat e tyre dhe i zbërthej ato ne menyre qe te jen sa me te kapshme per ta.

Ne ket rast do ta potencoja situatën qe u krijua me rastin e shfaqjes e virusit COVID 19, kur shume ligje filluan te ndryshohen dhe te pershaten konform situatës, i kam informua per te drejtat e tyre dhe përfitimet qe do te ken gjate kësaj situate te komplikuar qe u kriju. Kam dal me nje postim-videoi ne rrjetet socilate se kush qqfar te drejta ka dhe cilat do te jene kompensimet e tyre dhe mënyra si do ti realizojnë.

Na trego ndonjë eksperiencë ku je ndier keq gjatë ushtrimit te profesionit dhe te kundërtën, kur je ndier krenare dhe triumfuese.

Do ta cekja nje rast qe ka qene shume prekës dhe kompleks per ta zgjedhur, kur nje familje (nga modestia nuk dua te jap detaje qofte edhe per nacionalietine e familjes) dy prindër të cilëve komuna bazuar ne ankesat dhe verejtejt qe japë institucioni per mos kujdesin e mjaftueshëm te prindërve ndaj fëmijës atyre ju eshte marr e drejta e kujdestarisë mbi fëmijën e tyre duke e dërguar ne një familje tjetër gje e cila ka qene shume brengosese dhe e rëndë për familjen ne fjalë, por qe do qe institucionet e kan ber te veten dhe i kan hedhur para aktit te kryer.

Ata janë përpjekur shume dhe kan provuar te kthejnë fëmijën e tyre per tri vite kan provuar me avokat te ndryshëm por nuk ja kan dal.

Une mora ket rast dhe qe ne seancën e pare e fitova rastin dhe fëmija ju kthye prindërve të cilët ishin shme të lumtur dhe me falënderuan pa masë. Ishe nje pune jo e lëhte por qe me beri te ndihem triumfuese dhe shume emocionalisht kur përjetova bashkimin e prindërve me fëmijën e tyre pas 3 vitesh.

Ka pasur shume raste te tilla qe kam pasur te kësaj natyre por e veqova kete rast pasi qe ishte i fundit dhe kisha para nje jave .

Nëse do ketë nevojë vendi yt për ty a do te ktheheshe ne Kosove?

Nëse vendi im do te kërkonte ndihmën time, apo do kishte nevoj per per përvojat e mia nga nje shtet me me zhvillim krijues ne bote nëse mund te shprehem kështu, natyrisht qe do ta beja.

Çka mendon për avancimin e femrës shqiptare ne Norge, a kanë kushte dhe mundësi për tu shkolluar e punësuar ne profesione siç jeni ju psh apo edhe te tjera me rendësi? Te rinjet ne përgjithësi, sa e kan gjetur veten ne shoqërinë norvegjeze ?

Njoh disa femra qe kan arrite ndoshta me realizu ëndrrën e tyre te jenë avokate apo edhe profesione te tjera

Shteti Norvegjeze ju afron femëres, ashtu si djemve, kushte dhe mundesi shum te mira per tu shkolluar dhe tu punësuar ne profesione te ndryshme. Esht me rendsi qe prinderit ti motivojn dhe ti mbeshtetin vajzat qe ato te fokusohen ne shkollimin dhe karieren. Rinija shqipetare ne Norvegji kan rezultate te shkelqyshem, dhe kemi shiptar qe jan avokat, arkitekt, mjek, inxhinierë, mesus etc. Një shembull është Atdhe Belegu i cili është arkitekt. Ai ka fituar disa çmime për projektet e tij.

A ju brengose çështja e zhvillimit ekonomik dhe pa rregullsitë eventuale kur ndodhin ne vendin tuaj?

Si qdo shqiptar edhe une kam brenga per vendin tim.

Kohëve te fundit po ndihet një trend nga rinia kosovare qe synojnë vendet e Evropës e me gjere, është brengose kjo për ju dhe çka do ju sugjeroje te rinjve tanë rreth kësaj?

Esht shqetsuese fakti se rinia kosovare synojn vendet ne Europ. Rinija ne Kosov esht duke ballafaquar me sfida te cilat jane te natyrave te ndryshme, qoft ne fushen e edukimit, tregun e punes ose fakti qe esht nje rini i izoluar. Rinja esht e ardhmja e Kosoves, dhe potenciali ma i madh i shtetit ton. Esht e nevojshme qe ketij potenciali tju ofrohen kushte dhe mundesi. Rinijes i tham qe mos te deshprohet dhe mos te durzohet, por te punojn me gjith energien dhe forcen qe e kan qe ti bajn ndryshime ne Kosov per te miren e tyre dhe gjeneratat te ardhshme.

Si është e rregulluar Oda e avokateve te Norvegjisë dhe sa jeni ne dijeni për një ode avokatesh ne Kosove qe caktojnë çmime enorme për mbrojtje te klientëve?

Oda e avokateve ne Norvegji esht organizat shum profesionale dhe me dy borde.

Bordi Disiplinor merret me ankesa nga klient kunder avokateve – ankesa ne lindhje me fatura/kostot, shkelje te rregullores se praktikes e avokatisë etc. Nese Bordi Disiplinor konstaton se nje avokat ka vepruar ne menyrë te paligjshme, ata munden mi dergu keto reagime avokatit: kritikë, paralajmërim, propozim që Bordi i Liçensimit te Avokatëve te terheq licencen e avokatit. Nese Bordi Disiplinor konstaton se nje avokat ka kerkuar nje tarif shum te lartë, bordi mund te caktojë nje tarif te re dhe te urdherojë avokatin për t’i kthyer pjesen e cila eshtë vleresuar shumë e lartë.

Bordi tjeter punojn per te promovuar sigurinë juridike, avancimin e sundimit te ligjit ne Norvegji dhe zhvillime te rregullav per praktiken e avokateve. Na ofrojn sherbime te nrydshme, pershembull këshilla, kurse etc.

A mund te na thoni se çka duhet te mësojë avokatura e Kosovës nga sistemi i juaj ne Norvegjie?

Nuk jam e informuar per sistemin e avokatures ne Kosove. Po ne pergjithsi them qe avokati është këshilltar edhe zëri i klientit ne ceshtjen e ti. Prandaj esht me rendesi qe te ken standarde te larta te profesionalizmit, besimit, kompetencës dhe sjelljes etike.

Detyra e avokatit esht mi mbrojt intersat e klienteve pa marr parasysh perfitimin personal, dhe kjo esht shum me rendesi.

Ne Norvegji me pelqen shum ligji qe e rregullon ndihmen juridike falas per klient qe nuk kan kushte ekonomike. Shteti Norvegjez ja mbulon shpenzimet e avokatit ne disa raste, p.sh. raste te divorcit, ceshtjet e se drejtes se punes, ceshtje penale etj.

Po ndërmjetësimi si është i rregulluar ne Norvegji, a preferohet shume nga qytetaret pasi qe dihet qe ka kosto me te vogël?

Shakalla e par ne sistemin juridik ne Norvegji esht «Bordi i ndërmjetësimi», e cila esht nje organ ndermjetësues ne komune. Rregulli kryesor esht se nuk esht e mundur te ngrihet nje çështje kundër dikujt përpara gjykatës para qe te perfundon landa ne ket bord. Qellimi esht qe ndërmjësusi te perpiqet te krijojë nje dialog mbes paleve, dhe ti ndimojn palet me arrit nje marrëveshje. Nese kjo nuk arritet, at her bordi ka mundsi me marr nje vendim – e cila mund të paraqitet para gjykatës. Po edhe ne gjykat palëve u ofrohet mundsija per ndërmjetësim me ndimen e nje gjygjtarit. Nëse ata nuk bien dakord as këtu, çështja do të vazhdojë si një proces normale ne gjykat.

Na the qe je e inkuadruar ne komunitetin e biznesit shqiptar ne Norvegji, çfar funksioni ke aty dhe a keni biseduar ndonjëherë apo propozuar për investime ne Kosove, kur dihet se ne çfarë gjendje është vendi ynë?

Une jam nenkryetare ne rrjetin i bizneseve te diaspores shqiptare ne Norvegji. Nje nder synimet tona kryesore esht te bëhemi një partner te rëndësishëm te zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës, te Shqiperisë dhe te trevave të tjera shqiptare.

Në situatën që është krijuar në Kosovë çoftë virusi COVID 19 çoftë në rrafshin politik e që ka ndikuar ne përshkallëzimin e varfërisë ne Kosovë ju si intelektuale ç’ far do ju sugjeroje shtresës politike ne Kosove?

Gjith bota është duke luftuar kunder ni armiku te pa dukshem, pandemien e COVID 19. Kjo ka pas ndikim ne ekonomien e te gjitha shteteve, po ashtu edhe ne Kosovë. Është koha per mi fortsu sherbimbet shendetsore, solidaritet dhe mi ndimu popullit. Nuk është koha per me luftu per perfitime politike ose personale.

Intervistoi Hatixhe Xani/ Kosovalb.com/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: