Shënohet dita e bekuar e pavarësisë – Dita e Flamurit kombëtar edhe në Oslo!

Vikendi që po ikën po përmbyllet me shumë kremta të ndryshme duke filluar nga ato sportive, argëtuese me artistë nga vendlindja dhe kjo sot me nxënësit e Shkollës Shqipe, Naim Frashëri i vënë vulën atëdhedashurisë!

Per album fotografish  nga ky manifestim kliko ketu

Këta nxënës që vijojnë mësimet ne gjuhë shqipe dhe mësim besim janë të mrekullueshëm, dhe sot në programin solemn e treguan talentin e tyre, duke recituar e kënduar për më të dashurin atëdhe, për gjuhën e ëmbël shqipe, për gjithë ata trima që dhanë më sublimen për pavarësinë që ne sot e gëzojmë, e për flamurin kombëtar

Falënderim të pa zavëndësueshëm, kanë prindërit që nuk kursejnë aspak të dielave pë t`i sjell këta bukurosh e bukuroshe në shkollë, dhe shpresojmë se në një të ardhmëme të afërt ky numër të shtohet edhe me shumë dhe festat e rradhës të bejmë më spektaktulare sëbashku me QIKSHN-ë, Shoqatën Rilindja dhe Radio Rilindja

Rrespekt për mësuesin Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Mustaf Ibrahimaj dhe Enkela Rrokaj për një punë të mrekullueshme dhe profesionale ne edukimin dhe arsimimin e nxënësve në frymën kombëtare.

Rrespekt edhe për veteranin e Shkollës Shqipe i cili eshte edhe nje ndër themeluesit e kesaj shkolle z. Tahiz Haziri, i cili nuk i ndahet ende kesaj shkolle dhe kolegeve të tij.

Gjithashtu falënderim meritojne edhe mësues të tjerë që ishin pjesë e kësaj shkolle sikurse qe ishin, znj. Nexhmije Mazrekaj, Fikrije Bylykbashi, Luljeta Halitaj e të tjerë.

Së fundmi edhe një porosi tek ministria e Diasporës në Shqipëri dhe në Kosovë për përkrahje në projektet tona arsimore dhe kulturore në forcimin e atëdhe dashurisë!

 

M.Bajrami

Oslo, 26. nëntor 2017

Categorised in: Lajme, Norvegji

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: