“Dorëzohet” AAK, e pranon këtë sukses të Isa Mustafës

Banka Botërore ka publikuar sot raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore për rritjen ekonomike, sipas së cilit, Kosova ka shënuar rritjen më të madhe nga vendet e rajonit.

Sipas raportit, rritja ekonomike në Kosovë këtë vit pritet të arrijë në 4.4 për qind, kurse në dy vitet e ardhshme kjo rritje pritet të arrijë në 4.8 për qind.

Ekonomisti i Bankës Botërore në Prishtinë Agim Demukaj, ka bërë të ditur se trendi i rritjes ekonomike në Kosovë, ka treguar performancë më të mirë sesa vendet e rajonit, duke theksuar se në këtë rritje ka ndikuar investimet, konsumi dhe eksporti.

E në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë pranuar se ky sukses, është meritë edhe e Qeverisjes së kaluar të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Duke komentuar rezultatin e këtij raporti në një prononcim për gazetën “Bota sot”, deputetja e kësaj partie Time Kadrijaj, ka thënë se rritja mbi 4 për qind, është një arritje e Kosovës, gjegjësisht e institucioneve, të cilat sipas saj, po punojnë në këtë drejtim.

Ajo ka thënë se shpreson që suksese të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe se çdo e arritur duhet të përshëndetet.

“Rritja ekonomike është një sukses dhe ky sukses duhet të bëhet publike. Ajo që është thënë që Kosova ka rritje ekonomike mbi 4 për qind mendoj se është arritje e Kosovës dhe e institucioneve, të cilat po punojnë dhe atë po bëjnë do të jetë një arritje e madhe. Ne shpresojmë që Qeveria të vazhdojë me suksese të tilla të njëpasnjëshme, që qytetarët të ndahen të kënaqur me një qeverisje të mirë siç ka qenë deri sot. Çdo e arritur duhet të përshëndetet”, është shprehur deputetja Kadrijaj.

Deputetja e AAK-së, e cila është në koalicion qeverisës me PDK-në, Nismën, AKR-në dhe Listën serbe, ka pranuar se megjithatë, meritor për këtë sukses, është qeveria e Isa Mustafës.

“Rritja ekonomike është ndikuar  nga qeveria e kaluar, duke vazhduar me sukses edhe nga kjo qeverisje, është një e arritur e Kosovës. Atributet nuk janë individuale, por janë kolektive, por edhe ashtu duhet t’i marrim”, ka pohuar Time Kadrijaj të enjten për “Bota sot”

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: