Shemsi Bunjaku: Besa, në ?

shbKjo punë është e kryer, besa nesër në ora dhjet më ke aty. Vjen tjetri thotë, absulutikisht mos dysho, unë nuk e dha besën koti, këtë mall e ke me garancion pesë vite.

Vazhdojn premtimet, ju duhet të më njifni mua, unë kur e jap besën e mbaj, ju lutëm më votoni unë do punsoi mijra njerz.

Hëmmm!

Pak më tutje edhe ata që bajn be, për zotin unë nuk të gënjej, ta japi besën se mall ma i mirë se ky nuk gjen nga këtu e në Stamboll.

Pasha besën nuk gjen mjeshtër ma të mirë se unë, veq kot kërkon.

Kështu premton, jap besën dhe ban be bashkë qytetari i yt edhe që ti as njëher nuk ja kërkon këtë.

Kështu veprohet në takime të vogla e të mbëdhaja, në parlament, në puntori, në zyrë,në kafene, në rrugë dhe në shtëpi.

Të nesërmen kalon ora dhjet, njëmbdhjet, mesdita, vije edhe mbrëmja dhe ai i pari nuk është ardhur. Ty të humbi dita duke pritur, ati ju ka prish makina rrugës, ka mbet pa benzin, i ka vdek nji shokë i një kusheriri e të tjera dhanje bese veq tash në form arsyetimi.

Kurse Ai që të bani be dhe të dha besën për mallin ma të mirë dhe për garancioni, harroje mos hargjo kohë dhe mund, nëse i ka marr lekët e ka lëshu toka, është zhduk, nuk punon, e ka lëshuar punën, e ka rrokë një smundje e rëndë.

Mund të fajsohet edhe menagjeri që është i pa prekshëm, nuk duket, ka një zyrë ku ti nuk mund të hysh dot.

Pra përgjëgjsia dhe respekti për besën dhe fjalën e dhan është në pikpyetje.

Këtë e përjeton qytetari për gjdo ditë në gjdo cep të vendit.

Gjatë historis shqiptari para se ta thotë fjalën Besë ka menduar gjër e gjatë. Kjo shprehje ka qenë kurani e bibela e shoqris shqiptare.

Keqpërdorimi në vend dhe pa vend e kan reduktu rëndsin e këti kodi.

Përdorimi i stërtepruar i shprehjes Besa krijon besimin se ky kod po keqpërdoret për interesa karriersistesh,për interesa materiale, për interesa denigruese e mashtruese të ati që nuk respekton punën, shoqrin, traditen dhe të kaluarën.

Nga kod u shëndrru në shprehje të balancuar, nga shprehje të balancuar shumë shpejt u shëndrru në shprehje të zakonshme, nga shprehje të zakonshme në makiato shprehje, është sikur biseda e tepërt për moralin që në fakt e prish moralin.

Unë dhe ti njofim histori mbas historie kur të parët tanë kan dhan dhe mbajt besën në luftra, në humbje e fitore, në burgje,në tragjedi familjare,vdekje, në varrime, në darsum, në rrugë, në punë, në fush,në mal e ku jo tjetër.

Besa apo fjala e dhanë ka qenë dinjiteti i shqiptarit, ka qenë etika, morali, ka qenë rendi dhe ligji. Ka rregullu mardhanjet mes njerzish në shoqri, ka qenë virtyt, ka qenë themeli i vetë kombit.

Dhe e vërteta e gjithë kësaj është se besa tek ne nuk është fiksim, nuk është një legjend e mitizuar nga interesat grupore, por është një realitet i pa tjetërsuashëm.

Besa ka qenë edhe simboli që në ka dalluar ne si popull nga popujt tjerat

Gjdo njeri dhe gjdo shtëpi e njeriut ka jetuar i lirë dhe në paqe me të tjerët duke u mbrojtur nga besa. Ishte substanc e fuqishëme e ekzistimit si shoqri në një period të gjat kohore, kur ne jetonim të rrethuar nga kombe të uritur që me gjdo kusht donin të na ndanin e të na bënin pik e pesë dhe ku ligji i shtetit ishte kunder nesh.

Tani çfarë!

Komplekset në shoqri është mirë që po minimizohen, po reduktohen sepse jeta jetohet më mirë. Liria e lëvizjes, liria e shprehjes, liria e të qenurit vetvetja janë mundsi më e mirë me u zhvillu.

Dhe në një kohë kur kriteteret për të qen i suksesëshëm nuk janë më sikur në kohrat kur nuk kërkohej më shumë se të dinim vetëm për shkollen e fshatit, për ekipen e futbollit në rrethin aty afër dhe ndonjiherë kush ishte mësues katundi. Përkundrasi sot kërkesat jan të shumta ku këkohet me ditë për zgjedhejt në Amerik,luften në Siri, Dimrin në Londer, zbulimet e NASA-s, ministrat, parlamentaret, sportistet ndërkombtar dhe vendor. Kërkohet me e ditë për fqinjët, për miqt në Facebook, për komentet e tyre dhe të tjerve, sigurisht pra që shoqria ka nevoj për më pak komplekse, por ama traditat shekullore siq ishte besa nuk kemi nevoj me i zbërthy në tallje, sepse Besa ishte dhe mbetet virtyt që edhe sot ndihmon në rregullimet e mardhanjeve mes njerzish.

Edhe vendet me një demokraci të zhvilluar kan premtimin si vlerë njerzore, por tek ne besa ishte kod që nuk shkelej.

Në një shtet në proces zhvillimi ku ligji si ligj ende nuk gjen hapsirën e plot me u zbatu, besa do ishte një mundsi e mirë me i mbajtë gjall vlerat njerzore dhe kombtare, respektin për njeriun dhe rendin, mardhanjet mes punëdhansit dhe punëmarrsit, moralin dhe etiken, paqën dhe dashurin mes veti.

Besa është e jona nuk shitet as per pak e as për shumë lek, përndryshe me këto lek do blejm vetëm turpin.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: