Lufta e çmendur për pushtet, Thaçi – Veseli
Përplasjet në PDK, dalin në shesh
Pas publikimit të një raportit konfidencial të EULEX-it, i cili u bë i njohur jo vetëm nga mediat, por edhe në Kuvendin e Kosovës, zbulon një “luftë” përbrenda Partisë Demokratike të Kosovës. Kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi, është duke i krijuar kushtet që Hajredin Kuçi të zgjidhet kryeministër në qeverinë e ardhshme, si dhe PDK-ja ta marr nën kontroll të plotë Gjykatën speciale, pas krijimit të saj.
Berisha, kultura mafioze nga partia në institucione
Në atë raport, tregohet lidhja e zyrtarëve të lartë në EULEX dhe zyrtarëve të lartë në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe në Partinë Demokratike të Kosovës.
Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, potencon se “kultura politike e organizative e stilit mafioz në parti”, këtë rast në Partinë Demokratike të Kosovës për fat të keq është bartë edhe në institucione të vendit që është fatkeqësia më e madhe për shqiptarët e Kosovës.
“Përplasjet për pozita në momentin që po klon PDK-ja, s’ka të bëj shumë se kush do të përfaqësoj në të ardhmen PDK-në, sa ka me atë se cilët individ janë më të aftë që me i mbulua gjurmët e të këqijave që kanë bërë deri më tani… Kjo logjik do ti kushtoj vendit, sepse mënyra e menaxhimit me parti po bartet edhe në institucione jo veç nga PDK-ja por edhe LDK”, thotë Zafir Berisha për gazetën “Bota sot”.