Grabovci: PDK do ta votojë Gjykatën Speciale
Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se shtyrja e votimit për Gjykatën Speciale është bërë për mungesë të Draft ligjit për këtë gjykatë.
Ai ka thënë se deputetët nuk e kanë pasur komplet materialin për kë të çështje, duke hedhur poshtë pohimet se pozita nuk i ka pasur votat.
Grabovci ka thënë se partia e tij është kundër themelimit të Gjykatës Speciale, por nuk janë për t’i ikur drejtësisë, prandaj PDK do ta votojë Gjykatën Speciale. “E gjithë kjo që po ndodhë është vepër e njerëzve që nuk ia duan të mirën Kosovës”.
Grabovci thotë se Gjykata do të votohet atëherë kur deputetët do ta kenë draftin e kompletuar.
“Nuk i komenetojmë ato çka thuhet e çka flitet në media. Unë po flas për anën zyrtare. Draft ligji duhet të vijë në Kuvend, tu shpërndahet deputetë v dhe më pas të votohet”, ka thënë Grabovci në “Debat” të RTK-së.
Ai ka thënë se Specialja duhet të votohet dhe të tregohet se Kosova është e gatshme të bashkëpunojë me miqtë ndërkombëtarë.
Por, sipas tij gjykimet në këtë Gjykatë duhet të bëhe n në mënyrë të barabartë.
Siç ka thënë ai, duhet të tregohet njëherë e qartë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër.