“Behrami, më mirë të largohet”
Valon Behrami i është bashkëngjitur kombëtares së Zvicrës, për ndeshjet kualifikuese për Euro 2016, ku do të përballen me Lihtenshtajnin dhe Lituaninë.
Por, larg kësaj, situata e Behramit të Hamburgut, mbetet e paqartë. Mesfushori nga Kosova, nuk la aq shumë për të dëshiruar në sezonin e parë te skuadra gjermane, ku siguruan mbijetesën vetëm pas ndeshjeve të Play Off, me Karlsruhen.
Bild, ka gjetur rrugën më të mirë për Valon Behramin.
“Behrami pavarësisht marrëveshjes deri në vitin 2017, nuk duket i shqetësuar për Hamburgun?” Dhe më pas shton: “Ndarja e parakohshme në verë, do të jetë më e mira për të dy palët”, shkruan Bild./