Shqiptarja mban koncert para publikut austriak

fotoMezosopranoja kosovare, Flaka Goranci, më 7 maj në shtëpinë e W.A. Mozart “Mozarthaus”, në sallën e famshme “Besendorfer Saal”, në qytetin e Vjenës, do të interpretojë në koncertin e titulluar “Liebst du Schonheit” (A e dashuron të bukurën).

Ky koncert do të jetë i përbërë nga veprat e mjeshtërve të muzikës klasike: Gustav Mahler e Alma Mahler, si dhe Robert e Clara Shumann.

Në këtë koncert Flaka është paraparë të interpretojë 16 këngë në gjuhën gjermane, ndërsa do të përcillet nga pianisti gjerman me famë botërore, Mathias Ladermann, i cili ka një karrierë mjaft të pasur në skenat botërore.

Flaka njihet si një nga mezosopranët më të mira shqiptare të momentit, e cila gjatë viteve artistike ka pasur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ajo ka përformuar si soliste me orkestra të njohura, si: Concentues Muzikus, Orkestrën e Operës Shqiptare, Das Salonorchester Bad Schallerbach, në Orkestren e Ramat Hasherom, Orkestrën simfonike të RTSH-së, Filarmoninë e Kosovës dhe të Maqedonisë, pjesë e shfaqjes “Le Nozze di Figaro” në teatrin e Vjenës si dhe shumë suksese të tjera në vende të ndryshme të Evropës.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: