Kalo te lënda

SHBA shpenzon miliona dollarë për policinë afgan

SHBA-shpenzon-miliona-dollarë-për-policinë-afganNjë agjenci e monitorimit në qeverinë amerikane thotë se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar më shumë se 300 milionë dollarë në vit për pagat e anëtarëve të policisë kombëtare afgane.
Por sipas tyre, ka pak të dhëna nëse pagat janë shpërndarë në mënyrë korrekte.

Inspektori i përgjithshëm për rindërtimin e Afganistanit, ka thënë sot se ka të dhëna që disa policë afganë kanë marrë paga të fryera.

Ai gjithashtu ka shtuar se numri i oficerëve të policisë në disa rrethe, rezulton të ketë qenë më i lartë sesa numri aktual.

Ndërkohë, monitoruesit kanë thënë se zyrtarët amerikanë, të dhënat për numrin e të punësuarve, e kanë pranuar nga ministria afgane e punëve të brendshme.

Lini një koment