Kusari- Lila: Hikmete Bajrami bllokoi projektet e Gjakovës

fotoKryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila, duket të jetë hatruar në ministren e MTI-së, Hikmete Bajrami.

Sipas saj, Ministrja Bajrami, që në ditët e para në këtë post i ndali dy projekte të Gjakovës të cilat i kishte në plan MTI.

Me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kusari- Lila, fillimisht i është drejtuar kryeminstrit të vendit, Isa Mustafa, duke i “rifreskuar” kujtesën për disa çështje të caktuara.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë:

I nderuari Kryeministër Mustafa,
Duke ju falenderuar për këshillat e dhëna, ju rikujtoj se, Kryetarja e Komunës përfaqëson interesat e qytetarëve të Komunës së saj. Angazhimi dhe përkushtimi im në fushën e mbrojtjes së interesave dhe dinjitetit të grupeve më të dëmtuara gjatë luftës, juve si Kryeministër i vendit, duhet të ju gëzojë dhe jo të kundërten.

Nëse për ju, i nderuari Kryeministër, është politik reagimi im dhe i Kryetarit të Prishtinës për këtë çështje, më lejoni të ju ri-freskoj kujtesën në kohën sa keni qenë udhëheqës i Komunës së Prishtinës dhe aktivitetin tuaj si udhëheqës i opozitës në nivel vendi.

E keni pasur të njejtin mendim edhe atëherë për angazhimet e Kryetarit të Komunës, apo keni ndryshuar bindje tani si Kryeministër i vendit?

Saktë e keni përmendur faktin se gjatë po të njejtës kohë, unë drejtoja një dikaster të lartë në Qeveri, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

E trashëgova nga Ministri i LDK-së dhe e dorëzuam tek Ministrja e LDK-së.

Për punën dhe ndryshimin pyteni Ministren tuaj, e cila pa humbur kohë, që në ditët e para në këtë post i ndali dy projekte të Gjakovës të cilat i kishte në plan MTI: 1. Projektin e qendrës inovative dhe 2. projektin me Univerziteti e Dartmouth në fushën e nxitjes së ndërmarrësisë për të rinjët nga rajoni i Gjakovës.

Për arsyet e ndaljes së projekteve të Gjakovës besoj se do të ju informoj Ministrja e cila deklarativisht ka kërkuar që vetë Komuna të financoj këto projekte nëse sheh në interes.

Pasi që zbutja e papunësisë dhe zhvillimi ekonomik janë boshti i zhvillimit të komunës dhe vendit, po ju informoj Kryeministër cilat vendime të pamarra ende të Qeverisë që ju drejtoni e mbajnë ngecur zhvillimin e Komunës më të dëmtuar gjatë luftës dhe me pasojat më të rënda nga lufta e fundit:

1. Vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Aeroportit të Gjakovës dhe rrjedhimisht koncesionimi i aeroportit si ndërmarrje publike

2. Plotësimi i Bordit të AKP-së dhe finalizimi i vendimit të Bordit për qiradhënie afatgjatë Komunës së Gjakovës hapësiren për Park Biznesi në Gjakovë

3. Finalizimi i Pakos fiskale për Zonat e lira ekonomike dhe funksionalizimi i këtyre zonave në dy komunat kufitare, Gjakovën dhe Mitrovicen.

Të gjitha këto vendime mbeten peng të vakumit institucional gjashtë mujor të vitit të kaluar, por tani nuk kanë më arsye të zhagiten.

Në përmbyllje Kryeministër, vënia e fokusit tek reagimi im i drejtë dhe aspak i llojit që “nxeh gjakëra” dhe largimi i fokusit të përgjegjësisë nga Ministri i Qeverisë tuaj, nuk e zgjidh problemin, por vetëm e rrit atë. Problemi zmadhohet jo nga paaftësia ime për t’u marrë me premtimet e mia, por tek pamundësia e juaj të ndikoni tek Ministri juaj i cili as emrin e Shtetit nuk e thotë sipas kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Duke mos dashur të bëj politikë me interesa jetike të qytetarëve të Komunës së Gjakovës, unë prapë qëndroj e gatshme të ju asistoj në përshpejtim të agjendës ekonomike të vendit si Kryetare e Komunës duke përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e qytetarëve me dinjitet, ligjshmëri dhe krenare për njerzit me të cilët qeveris.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: