Jabllanoviq mes dy opsioneve: Dorëheqje ose kërkimfalje
Pas protestave në Gjakovë dhe presionit nga mediet dhe shoqëria civile tashmë Ministri për Kthim dhe Komunitete Aleksander Jabllanoviq e ka marr një urdhër nga kryeministri Isa Mustafa.
Kryeministri Isa Mustafa e ka vu përball dy opsioneve Ministrin për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq: ose të këkroj falje publikisht ose të jap dorëheqje.
Burime brenda kabinetit të kryeministrit Mustafa e kanë konfirmuar për Gazetën Tribuna se Jabllanoviqit ia ka treguar Mustafa atë që duhet bërë.
“Jabllanoviqit i është thënë se ka dy opsione: ose të kërkoi falje publikisht për fyrjet që iu bëri nënave nga Gjakova, ose të jap dorëheqje. Javën që vjen pritet që ai ta zgjedh njërin nga dy opsionet”, ka treguar një burim brenda kabinetit të kryeministrit Mustafa.
Jabllanoviq i kishte quajtur “egërsira”, protestuesit nga Gjakova dhe nënat e familjarve të të pagjeturëve para pak dite. /GazetaTribuna/