Të zgjedhur në Kosovë, të emëruar në Serbi

9AA3B318-6315-4934-B020-35642EF4C416_w640_r1_sQeveria e Republikës së Kosovës e ka njoftuar edhe zyrtarisht “Bashkimin Evropian në lidhje me vazhdimin e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë dhe shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit për normalizim, me rastin e vendimit për vazhdimin e strukturave paralele në komunën e Shtërpcës, duke emëruar kryetarin ilegal të komunës së Shtërpcës, i cili njëherësh është dhe kryetar i zgjedhur i kësaj komune [ Bratisllav Nikolliq]”.

Në një komunikatë për opinion, qeveria e Kosovës “konsideron se këto veprime të Serbisë janë thelbësisht dekstruktive dhe kanë për qëllim përmbysjen e arritjeve të shumta nga procesi i dialogu të Brukselit”.

Që prej përfundimit të luftës në Kosovë, Beogradi zyrtar ka emëruar kryetarë komunash në Kosovë dhe përbërjen e kuvendeve komunale, me vendime të posaçme të qeverisë së Serbisë, duke mundësuar kështu funksionimin e strukturave paralele serbe.

Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për normalizim marrëdhëniesh mes dy vendeve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, më 19 prill të vitit 2013.

Teksti i Marrëveshjes

Ministrja për dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, përveç rastit të komunës së Shtërpcës, citohet të ketë numëruar edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, ku, siç thuhet, ende funksionojnë strukturat paralele.

Ajo ka përmendur emërimin e Aleksandar Spiriq në vitin 2014 në krye të “trupit të përkohshëm të kuvendit komunal të Mitrovicës”, ndërkohë që Spiriq pas zgjedhjeve lokale të Republikës së Kosovës, në nëntor të 2013-ës, kryen detyrën e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut.

Në një prononcim dhënë Radios Evropa e Lirë, Spiriq pohon se nuk ka dy funksione, sepse sipas tij, kuvendi komunal i Mitrovicës së Veriut nuk është duke funksionuar më kapacitet të plotë.

“Qëndrimi ynë është parimor,ne respektojmë të gjitha marrëveshjet dhe zbatimin e tyre për sa i përket Brukselit, kurse për sa i takon vetë organeve dhe komunave të bazuara në kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë, ato garantohen me rezolutën 1244 [OKB] dhe për to nuk është biseduar gjëkundi“, ka thënë Spiriq.

Ai ka shtuar se të gjitha institucionet, ato të qeverisë së Serbisë dhe komuna e Mitrovicës së veriut, funksionojnë bashkërisht, “në interes të qytetarëve që jetojnë në Mitrovicë“.

Të ngjashme janë edhe rastet me kryetarët e zgjedhur të komunës së Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të cilët qeveria serbe i ka emëruar me vendim të posaçëm në krye të strukturave paralele serbe.

Duke i cilësuar këto veprime të Serbisë si “akte dëshpërimi”, qeveria e Kosoës ka vlerësuar se përmes tyre “po tentohet të pengohet legjitimiteti demokratik dhe puna e kryetarëve komunal të zgjedhur në mënyrë të rregullt në bazë të Kushtetues dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Millovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, bëhet fjalë për „mos-respektim të marrëveshjes së Brukselit nga ana e Prishtinës“, e kjo situatë, sipas tij, do të zgjasë për aq sa nuk përfundon procesi i formimit të Bashkësisë së Komunave serbe.

“Nga njëra anë keni vetë-qeverisje lokale të formuara pas zgjedhjeve të mbajtura në Kosovës, kurse në anën tjetër nuk keni formim të Bashkësisë së Komunave serbe, e cila është dashur të mbledh rreth vetës njerëzit që punonin në institucionet serbe në veri”.

“Duke pasur parasysh mos-formimin e Bashkësisë, atëherë askush nuk mund të presë që ata njerëz të mbeten pa punë. Kur të jetë formuar Bashkësia, atëherë do të krijohen kushtet që të eliminohet, ajo që ju e quani paralelizëm”, ka thënë Drecun për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, thuhet se “nëse kryetari i komunës emërohet (zgjedhet) edhe përfaqësues i një organi tjetër të emëruar nga një shtet tjetër atëherë konsiderohet ndërhyrje në sistemin kushtetues të vetëqeverisjes lokale”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: