Jahjaga dhe Thaçi në Paris, për Marshin Komemorativ në nderim të viktimave
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, do të marrë pjesë në Marshin Komemorativ në Paris, në nderim të viktimave të sulmit terrorist në këtë vend. Marshi do të mbahet ditën e diel dhe pjesëmarrjen e kanë konfirmuar udhëheqës nga mbarë bota.
“Në emër të qytetarëve të Kosovës, të dielën do të marr pjesë në Marshin Komemorativ në Paris në nderim të viktimave”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.
Së bashku me presidenten, në Paris do të udhëtojë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.
” Gjatë orëve të fundit kemi qenë në kontakt me autoritetet franceze dhe Presidentja Jahjaga dhe unë do t’i bashkangjitemi liderëve nga mbarë bota në ceremoninë mortore në Paris. Do t’i përfaqësojmë qytetarët kosovarë që janë trishtuar nga sulmet në Paris. Në këto momente, Kosova dhe bota janë me Francën”(sic), ka shkruar Thaçi në Facebook.