Selimi: Kjo qeveri ka krijuar varësi nga serbët!

fotoDeklaratën e ministrit Alkesandër Jabllanoviq, i cili për shkak të refuzimit të vizitës së pelegrinëve në qytetin e Gjakovës me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse, i quajti nënat e pesonave të zhdukur “egërsira”, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se kjo deklaratë e tij ka qenë e pritshme.

Selimi për Indeksonline theksoi se Serbia ka prodhuar një listë të cilën po e udhëheq Jabllanoviqi.
“Qasja e Serbisë ndaj Kosovës ka prodhuar një listë të cilën e udhëheq Jabllanoviqi. Sebia në vazhdimësi shqiptarët e Kosovës I ka pushtuar, i ka dëbuar, i ka dhunuar i ka vrarë por edhe gjithmonë i ka etiketuar jo rrallë herë si egërsira”, ka thënë Selimi.

Ai ka deklaruar se ministry Aleksandër Jabllanoviq është vetëm duke e vazhduar taditën e Drankoviqit e Millosheviqit.

“Asnjë gjë nuk po bënë Jabllanoviqi përveq që po e vazhdon traditën e Drankoviqit, Millosheviqit dhe të piunëve tjerë të cilët në Serbi kanë vazhduar në gjitha kohërat të kenë qëndrim të tillë ndaj shqiptarëve”,është shprehur Selimi, duke theksuar më pas se është e dhimbëshme që sot një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës e thotë një gjë të tillë, kjo është rikthim në vitet e pushtimit kur shqiptarët i quanin herë si terrorist, herë si edhe egërsira.
Selimi më pas ka theksuar se nuk mund të presim nga qeveria të reagojë kur një ministër i saj, një zyrtarë i saj deklarohet në mënyrë të tillë. Ai ka madje ka thënë se Qeveria e Kosovës ka krijuar varësi nga serbët.

“ Kjo për qeverinë nuk është e pa pritshme qeveria madje e ka ditur një gjë të tillë edhe kur kanë biseduar për ta formuar qeverinë. Nuk mund të presim nga qeveria e cila ka krijuar një situatë të tillë ta ç’krijojë tani ,duhet që qytetarët të mos prodhojnë kësi qeverishë më. Edhe qasaja e qeverisë nuk ka qenë e pa pritshme, madje siç duket do të vazhdojë me të nëjtën formë pasi që kjo qeveri ka krijuar varësi nga serbët”, ka thënë për Indeksonline, Rexhep Selimi.

Selimi ka theksuar se qytetarët duhet të kenë kujdes që më mos të prodhojnë kësi lloj qeverishë.
“Po ju drejtohem votuesve të këtyre partive që janë në qeveri , po ju them ja çfarë keni krijuar me votën tuaj ndonëse keni shpresuar më ndryshe ju nuk jeni fajtorë, por sidoqoftë do të duhej të ishim më të kujdesshëm që të mos prodhonim kësi lloj qeverishë”, u shpreh Selimi./Indeksonline/
.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: