Sulmohet selia e revistës satirike në Francë, 11 të vrarë, 10 të plagosur
Të paktën dy persona të armatosur kanë sulmuar selinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Francë, raportojnë mediat atje.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes tregojnë se dy persona me Kallashnikov kanë hapur zjarr në zyret e revistës.
Raportohet për 11 të vrarë e 10 të plagosur, transmeton koha.net.
Revista Charlie Hebdo në numrin e saj të fundit ka pasur një karikaturë për liderin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.